Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli ka reaguar pasi që një Sara Bungu është larguar nga shkolla në Shtime pasi që mbanë shami.
Agusholli përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur “idiot” drejtorin e shkollës, duke thënë se i ka tejkaluar kompetencat e tij.
Ai tutje ka thënë se beson që kryetari i komunës, “Qemajl Aliu nuk do të lejojë që mbetjet komuniste ta privojnë vajzën prej shkollimit.”
“Bash në muajin e mëshirës, del një idiot si ky drejtori i kësaj shkolle, i cili i tejkalon kompetencat e tij, edhe e trazon atmosferën e qetësisë së këtyre ditëve. Besoj që kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, nuk do të lejojë që mbetjet komuniste ta privojnë vajzën prej shkollimit.” – ka shkruar ai në Facebook.