Home Ballina Reagon Abdixhiku pas takimit: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike

Reagon Abdixhiku pas takimit: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike

0
Reagon Abdixhiku pas takimit: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas takimi në Ohër ka thënë se epilogu i Kurtit në dialog, është mashtrim dhe humbje e një mundësie historike.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se sonte ka përfunduar një kauzë politike e rremë, që sipas tij Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë.” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.

“Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.” – ka përfunduar Abdixhiku.

Exit mobile version