Profesori dhe shkrimtari i njohur Milazim Krasniqi, babai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së të birit nga drejtimi i partisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë dy fotografi – njërën nga fëmijëria e Memlit dhe një tjetër të tanishme, ku shfaqen së bashku.
Reagimi i profesorit vjen pak orë pasi Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të PDK-së, duke e cilësuar si një hap reflektimi dhe përgjegjësie për t’i hapur rrugë një fryme të re brenda partisë.
Në imazhin e fundit, babë e bir shihen të përqafuar, në një moment familjar që ka ngjallur reagime të shumta dhe komente mbështetëse në rrjete sociale.






