28.4 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Reagimi prekës i Mohamed Salah pas vdekjes së Diogo Jotës

- Advertisement -

Mohamed Salah ka reaguar me dhimbje dhe tronditje pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të bashkëlojtarit të tij te Liverpooli, Diogo Jota, dhe vëllait të këtij të fundit, Andre Silva.

Sulmuesi egjiptian, i cili prej vitesh ka ndarë fushën dhe dhomën e zhveshjes me Jotën, ka ndarë një mesazh emocional në rrjete sociale.

“Më kanë humbur vërtet fjalët,” shkruan Salah. “Deri dje, kurrë nuk mendoja se do të kishte diçka që do të më pengonte të kthehesha në Liverpool pas pushimit.”

Reagimi i tij reflekton dhimbjen e një njeriu që ka humbur jo vetëm një bashkëlojtar, por një mik dhe pjesë të familjes së dytë që ndërtohet mes lojtarëve brenda një skuadre.

“Shokët e ekipit vijnë e shkojnë, por jo kështu. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të pranohet që Diogo nuk do të jetë atje (në Liverpool) kur të kthehemi. Mendja e zemra janë me gruan e tij, fëmijët e tij dhe sigurisht prindërit e tij që papritmas humbën djemtë e tyre,” përfundon Salah.

Të ngjashme

Të fundit