1 C
New York
Tuesday, February 3, 2026

Buy now

Reagimi i parë i Avdullah Hotit pas Kuvendit të LDK-së

- Advertisement -

Avdullah Hoti ka bërë reagimin e parë pas Kuvendit të LDK’së që u mbajtë të shtunën, ku u rikonfirmua si Kryetar Lumir Abdixhiku.

Hoti në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar llogon e kësaj partie me dy gishta lart, simbol i kësaj partie.

Ai ishte i vetmi që kishte shpallur kandidaturën për të udhëhequr me LDK’në, në rast se delegatët do ta miratonin dorëheqjen e Abdixhikut.

Dy ditë para Kuvendit, ai kishte thënë se do ta respektoj vendimin e delegatëve.

Abdixhiku e ofroi dorëheqjen pas rezultatit të dobët që shënoi kjo parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku ra në 13%.

Të ngjashme

Të fundit