7.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Reagimi i ambasadës amerikane dhe marrëdhëniet e rënduara Kosovë-ShBA, Krasniqi: Kurti pikërisht këtë e do

- Advertisement -

Pas reagimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe njëherë thanë se krijohen “pasoja të dëmshme në marrëdhëniet tona biletarelale (Kosovë – ShBA)”, profesori Milazim Krasniqi, tha se “pikërisht” këtë do shefi i qeverisë kosovare, Albin Kurti.

Madje, Krasniqi tha se nëse zyrtarë të ambasadës amerikane nuk e di këtë, atëherë “zyrtarët e saj janë nër lula”.

Postimi i plotë:

Ambasada e SHBA-së, në reagimin e saj më të fundit për mbylljen e disa qendrave sociale serbe në veri, ka thënë se “këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe.”

Koment: nuk e di a e kanë ende të qartë në ambasadë që Kurti punon pikërisht për të prishur marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Atë synim kishte kriza e prodhuar me targat, pastaj ajo me inaugurimin e kryetarëve në katër komunat veriore, si edhe tentimi për ta hapur Urën e Ibrit, pa akord me NATO-n (KFOR-in.)

Poashtu qëndrimi kundër kompanisë “Kontur Global”, refuzimi i gazit amerikan, janë në të njëjtën linjë. Pra, qëndrimi i Kurtit ndaj marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në është tipik ideologjik: lufta kundër imperializmit amerikan. Nëse ambasada amerikane nuk e ka të qartë këtë luftë, zyrtarët e saj janë ner lukla.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit