Barcelona mbrëmë (e diel) u shpall fituese e Superkupës së Spanjës pas triumfit të madh në finale ndaj rivalit të përbetuar Real Madridit.
Blaugranasit fituan me rezultat të thellë 5-2, ku çështja e fituesit u konfirmua qysh në pjesën e parë e cila përfundoi me rezultat 4-1 në favorin e tyre.
Ndonëse ata u desh të luanin me një lojtar më pak në fushë për më shumë se gjysmë ore lojë, kjo nuk bëri që epërsia e tyre të rrezikohet.
Pas përfundimit të ndeshjes erdhi edhe reagimi i presidentit madrilen Florentino Perez, i cili shkëmbeu disa fjalë me Luka Modric gjatë shpërndarjes së medaljeve.
“Në një moment ne duhet të humbnim një finale”, ishin fjalët që Perez i tha në drejtim të mesfushorit kroat.
Me këtë humbje Real Madridi dështoi që ta barazojë Barcelonën sa i përket numrit të trofeve të Superkupës së Spanjës, me të besuarit e Hansi Flick që tashmë numërojnë 15 të tillë karshi 13 të madrilenëve.
Ani pse kjo humbje ishte tronditëse si për ekipin ashtu edhe tifozët e Realit, nuk ka shumë kohë për t’u humbur pasi ata tashmë do të fillojnë përgatitjet për duelin e radhës ndaj Celta Vigos të enjten në kuadër të Copa Del Rey./Telegrafi/