0.7 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Reagimi epik i Çitakut, tallet me Gërvallën: Ylli i vogël, lartë në qiell

- Advertisement -

Ish-amabsadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sot tha, se një ministër nordik i ka thënë se Kosova është një yll i ndritshëm i demokracisë në rajon.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka kritikuar shefën e diplomacisë kosovare.

“Dmth, në krye të shtetit e diplomacisë kemi njerëz që nuk dinë as ta lexojnë tavolinën, as bashkëbiseduesin, as situatën”, ka shkruar ajo.

Tutje, nënkryetarja e PDK-së, tha se Gërvalla e ka keqkuptuar kortuazinë e diplomatëve perëndimorë.

“Njerëz që kortuazinë e keqkuptojnë dhe keq lexojnë.

Xixa xixa xixëllon”, vazhdon ajo.

Në një postim tjetër, Çitaku kishte ironizuar Gërvallen, përmes poezisë për fëmijë të shkrimtarit shqiptar, Kostandin Kristoforidhit “Ylli i vogël lart në qiell”

lli i vogël lart në qiell,

Duket porsi zjarr në pyll,

Sipër dheut, lart qëndron,

Xixa-xixa xixëllon.

Disku i diellit kur perëndon,

Nata hijen e lëshon,

Ylli veten e zbulon,

Xixa-xixa xixëllon.

Drit’ e yllit kur shkëlqen,

Udhëtarit ç’i pëlqen,

Natën e errët kudo shkon,

Udhën vetëm s’e harron.

Natën djali kur shikon,

Sipër dheut, fort mendon,

Mendt’ e veta ç’i habit,

Ylli i vogël se si ndrit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit