30.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Reagim i profesoreshës boshnjake ndaj Emine Abdyli Pozhari: Po cenohet autonomia dhe të drejtat kushtetuese

- Advertisement -

Profesoresha e Universitetit “Haxhi Zeka” dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak, Hajrija Skrijelj, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të kryesueses së Këshillit Drejtues, Emine Abdyli Pozhari, të cilat i konsideron si ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor dhe në vendimet e Senatit të universitetit.

Në reagimin e saj publik, Skrijelj thekson se Abdyli ka vepruar jashtë çdo kompetence ligjore, duke tentuar të anulojë një proces të përfunduar në mënyrë të rregullt. Ajo e cilëson këtë si cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë së universitetit dhe të përfaqësimit të komuniteteve, që janë të mbrojtura me Kushtetutën e Kosovës.

“Opinioni i saj, që nuk është as obligativ, ka ardhur 13 ditë me vonesë. Po tentohet të shfuqizohet një proces i ligjshëm, duke manipuluar numrin e anëtarëve dhe duke injoruar Statutin e UHZ-së,” shkruan Skrijelj.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se Prokuroria është duke u marrë me rastin dhe është dorëzuar padi në Gjykatë ndaj kryesueses Abdyli për shkelje të ligjit dhe cenim të proceseve të pavarura brenda universitetit.

Të ngjashme

Të fundit