3.8 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

“Reagim i padrejtë”, Haxhiu kritikon Avokatin e Popullit për moscertifikimin e Listës Serbe

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj Avokatit të Popullit, pas deklaratës së këtij institucioni lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky institucion po vepron me standarde të dyfishta dhe po mbron një subjekt që, sipas saj, cenon rendin kushtetues të vendit.

“Avokati i Popullit duhet ta përfaqësoj më drejtë emrin që mban. Kësaj radhe ky institucion paska reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe. Reagim i çuditshëm përveçse i padrejtë”, shkroi Haxhiu.

Ajo u shpreh e habitur se si një institucion i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve po reagon për një subjekt politik që, sipas saj, ka vepruar kundër interesave të Kosovës.

“Si është e mundur që për një subjekt si Lista Serbe që lufton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk e njeh Kosovën, e ka pasur nënkryetar kryekriminelin Radojçiq dhe jo vetëm që nuk është distancuar nga akti terrorist në Banjskë, por ka mbajtur tre ditë zie për terroristët e vrarë aty, IAP shprehet i shqetësuar me kaq lehtësi?”, theksoi ajo.

Ministrja shtoi se institucionet duhet të jenë të njëtrajtshme në reagimet e tyre, duke theksuar se IAP nuk ka reaguar fare për vështirësitë me të cilat përballen mërgimtarët në procesin e votimit.

“Edhe më e rëndë bëhet gjendja kur marrim parasysh se Avokati i Populli nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për tendencat e vazhdueshme dhe vendimet që po vështirësojnë votimin e mërgatës sonë”, shkroi ajo.

Sipas Haxhiut, reagimi i Avokatit të Popullit është i pabazuar, pasi vendimi i KQZ-së nuk targeton komunitetin serb, por një subjekt me probleme të dokumentuara.

“IAP nuk duhet të funksionojë me standarde të dyfishta. Vendimi i KQZ nuk është kundër subjekteve serbe dhe as qytetarëve serb sepse tashmë KQZ ka certifikuar disa subjekte serbe. Arsyet për moscertifikimin e LS tashmë janë të njohura dhe të justifikuara. Ky lloj selektiviteti bie ndesh me parimet e transparencës dhe paanshmërisë që IAP duhet t’i mbrojë”, deklaroi ministrja

Të ngjashme

Të fundit