18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Reagan duhet të jetë duke u rrotulluar në varr”, Tusk u thotë republikanëve për bllokimin e ndihmës për Ukrainën

- Advertisement -

“Reagan duhet të jetë duke u rrotulluar në varr”, Tusk u thotë republikanëve për bllokimin e ndihmës për Ukrainën

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, u ka dhënë një goditje republikanëve amerikanë për bllokimin miliarda dollarëve si ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Ai këtu e ka përmendur edhe ish-presidentin, Ronald Reagan.

“Të dashur senatorë amerikanë republikanë. Ronald Reagan, i cili ndihmoi miliona prej nesh për ta fituar lirinë dhe pavarësinë, duhet të jetë duke u rrotulluar në varr sot”, është shprehur Tusk, raporton Politico.eu.

Pas disa muajsh diskutimesh, senatorët republikanë, të mërkurën bllokuan një pako 118 miliardë dollarësh që përfshinë edhe 60 miliardë asistencë ushtarake për Kievin.

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit për të shtyjë përpara financimin e Ukrainës, çështje që ka stagnuar për muaj pas mosmarrëveshjeve. Ndërkaq ish-presidenti, Donald Trump, i ka inkurajuar ligjvënësit që ta anulojnë këtë pako.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit