7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Razer përditëson laptopët Blade 15 me procesorët dhe grafikat më të fundit Intel dhe Nvidia

- Advertisement -

Me prezantimin e Blade 16 dhe Blade 18 së fundi, shumë menduan se Razer ishte gati të braktiste Blade 15. Por nuk ka për të ndodhur sepse kompania përditësoi Blade 15 me komponentët më të fundit Intel dhe Nvidia.

Ditën e Mërkure Razer zbuloi dy variante të reja për 2023 të Blade 15. Të dy kanë 16GB RAM DDR5 me frekuencë 5200Mhz, 1TB SSD dhe procesorë Intel Core i7-13800H.

I7-13800H është një procesor me 14 bërthama dhe 20 threads dhe frekuencë maksimale prej 5.2Ghz. Për referencë të gjitha modelet e Blade 16 vinë me procesorin 24 bërthamësh i9-13950HX.

Kjo do të thotë se Blade 15 nuk ofron aq performancë sa Blade 16 por nuk ka për të qenë as i ngadaltë. Kjo sepse modelet e reja Blade 15 vinë me grafikat RTX 40.

Me debutimin e ditës së sotme mund të konfiguroni Blade 15 me RTX 4060 ose RTX 4070. Nuk ka një opsion RTX 4090 sepse Razer e ofron këtë kartë grafike vetëm për Bladje 16 nisur nga kufizimet termike dhe kasa më e vogël.

Blade 15 ka ekran QHD IPS 16:9 me mbulim 100 përqind DCI-P3 dhe frekuencë rifreskimi prej 240Hz. Laptopi është në shitje nga dita e sotme për 2500 dollarë për modelin RTX 4060 dhe 2800 dollarë për modelin RTX 4070.

Për 200 dollarë më shumë përdoruesit mund të blejnë Blade 16 me RTX 4060. /PCWorld Albanian

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit