23.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Rayo Vallecano ndal Barcelonën – ishte afër fitores ndaj katalunasve

- Advertisement -

Në xhiron e tretë të La Ligës, Barcelona është ndalur në barazim 1-1 në udhëtim te Rayo Vallecano, në një ndeshje plot raste dhe emocione.

Në minutën e 13-të, Rayo Valecano ishte shumë pranë golit me Andrei Ratiu, por portieri Joan Garcia reagoi shkëlqyeshëm.

Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 40-të, kur Lamine Yamal realizoi me penallti, duke mposhtur portierin Batalla, penallti që ngjalli shumë reagime.

Image

Në shtesën e pjesës së parë, Dani Olmo shpërdoroi një rast ideal duke dërguar topin mbi traversë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Isi Palazon rrezikoi portën, por Garcia ishte sërish në lartësinë e duhur.

Barazimi erdhi në minutën e 67-të. Pas një goditjeje nga këndi nga Palazon, Fran Perez goditi fuqishëm dhe topi u përplas në traversë para se të përfundonte në rrjetë për 1-1.

Rayo Vallecano pati edhe dy gola të anuluar për pozicion jashtë loje, fillimisht në minutën e 64-të nga Jorge de Frutos dhe më pas në të 86-tën nga Sergio Camello.

 

 

Pas këtij barazimi, Barcelona humb pikë të vlefshme në garën për kreun, ndërsa Rayo Vallecano tregon edhe një herë se është kundërshtar i fortë për skuadrat e mëdha. /Telegrafi/ 

Të ngjashme

Të fundit