0.1 C
New York
Monday, February 23, 2026

Buy now

Raundi i ri i negociatave Iran-SHBA të enjten në Gjenevë, optimizëm për zgjidhje diplomatike

- Advertisement -

Ministria e Jashtme e Omanit konfirmoi të dielën se bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë në Gjenevë të enjten e ardhshme, më 26 shkurt.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, i cili ndërmjetësoi nisjen e negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit, tha se këto bisedime zhvillohen “me një impuls pozitiv, në përpjekje për finalizimin e një marrëveshjeje”.

Pak më parë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, njoftoi se është “i mundshëm” një takim me të dërguarin amerikan, Steve Whitkof, duke shtuar se ekziston një “mundësi reale” për të arritur një zgjidhje diplomatike lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit.

Araghchi theksoi në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të CBS News se Irani “po punon mbi elementët” e një marrëveshjeje me SHBA-në dhe se negociatat do të vazhdojnë. Ai shtoi se ka ende shanse të mira për një marrëveshje diplomatike që të jetë e dobishme për të gjitha palët.

Megjithatë, ministri iranian nënvizoi se Irani, si shtet sovran, “ruan të drejtën e plotë për të vendosur” nëse do të vazhdojë pasurimin e uraniumit. Ai gjithashtu përsëriti se Teherani ka të drejtë të përgjigjet ndaj çdo sulmi amerikan, duke deklaruar se “çdo përgjigje ndaj një veprimi agresiv është e justifikuar dhe e ligjshme”.

“Raketat tona nuk arrijnë territorin amerikan. Prandaj, duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër (…) dhe të godasim bazat amerikane në rajon,” tha Araghchi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ky raund negociatash vjen ndërkohë që Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e goditjeve ushtarake ndaj Iranit, duke shtuar tensionet në rajon. /Panorama/

Të ngjashme

Të fundit