30.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Ratkoceri: Thaçi dhe Veseli, të fortë si gjithmonë

- Advertisement -

Kryeasambleisti i Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Prishtinës, Leutrim Ratkoceri ka vizituar ish krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“U ndjeva krenar me ta, u ktheva më i fortë se që shkova.”, ka shkruar ndër tjera në “Facebook”, Ratkoceri.

Njoftimi i plotë i tij:

T’fortë si gjithmonë!

N’Hagë isha n’vizitë te ish presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentari Kadri Veseli

Kisha emocione të përziera, të takoja Heronjtë e Kosovës në rrethana të gjykimit të padrejtë!

U befasova me atë që pashë: në formë fizike edhe më të fortë, e në biseda edhe ma inspirues.

U ndjeva krenar me ta, u ktheva më i fortë se që shkova.

T’fala të përzemërta keni nga Kadriu e Hashimi.

#Liriakaemer  #UÇK

Të ngjashme

Të fundit