7.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Ratifikohen tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

- Advertisement -

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë ratifikuar edhe e marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

Kuvendi më parë, me 82 vota, ka ratifikuar edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit