8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Rathfelder: Veç suedezët në Finlandë kanë kushte më të mira se serbët në Kosovë

- Advertisement -

Gazetari i njohur gjerman dhe njeherit autori i librit “Kosova”, Erich Rathfelder, në një intervistë për “Info Magazinë” të Klan Kosovës, ka folur sot për dialogun Kosovë-Serbi. Rathfelder thotë se pakica serbe ka kushte të mira në Kosovë dhe se ndermjetesuesit evropianë, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak nuk kanë qëndrime pozitive për shtetin kosovar.

Gazetari gjerman i shpallur ‘non-grata’ në Serbi, thotë se përveç suedezëve në Finlandë, nuk ka pakicë me kushte më të mira se serbët në Kosovë.

”Zonat serbe, komunitetet serbe kanë pavarësinë dhe të drejtat më të mëdha, krahasuar me të gjitha pakicat në Evropë. Përveç suedezëve në Finlandë, përndryshe kanë kushtet më të mira, si pakicë”, tha ai.

Ai foli kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

”Komunat janë të lira, mund të përzgjedhin gjuhën e tyre, kanë lirinë e arsimit, trajtimin mjekësor përmes strukturave të tyre, pra kjo orvatje për të themeluar një Republikë serbe të tyre brenda Kosovës, për mua është një hap në drejtim të shkatërrimit të Kosovës nga pala serbe”, shtoi ai.

Tutje, ai ka kritikuar ndërmjetesuesit evropianë në dialogun e Brukselit.

”Isha shumë afër, zotëri Ahtisarit në vitet 2005-2006 kur statusi i autonomisë dhe të drejtat e komunitetit serb, ishin duke u diskutuar, dhe ishin vendosur me Kombet e Bashkuara dhe zotëri Ahtisari pra ky diplomat finlandez, kishte bërë këtë propozim që ishte i pranueshëm për të gjitha palët”.

”Pra, [në dialog] keni dy diplomatë të cilët nuk janë aq pozitivë sa i përket Kosovës nga ana e BE-së, ndërsa nga ana tjetër keni administratën amerikane, e cila është paksa e pasigurt se si të sillen”.

”Dhe është e qartë se ata po bëjnë presion tek zotëri Kurti, dhe kjo qeveri tani që të dorëzohet në çështjen e komunave”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit