Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9 të akuzuarit: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, në rastin “Veteranët”. Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj.
Nuredin Lushtaku i cili u lirua nga akuza tha për Periskopin se vendimin e gjykatës e sheh si të drejtë.
“Mundem me falënderu gjykatën për mua se e ka marr vendimin e drejtë si herën e parë por edhe herën e dytë. E kam ditë vetën që jam i drejtë, cili ka qenë qëllimi i prokurorit ose i kujt ka qenë që me majt këtë aktgjykim deri tash, unë nuk e di”, u shpreh ai.
Lushtaku shtoi se prokurori i rastit nuk ka pasur asnjë bazë për ta akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
”Nuk ka pas asnjë bazë se s’kam qenë asnjëherë anëtar i komisionit, por vetëm kam qëlluar si asistent aty”.
Ai shtoi se do të konsultohet me avokatin e tij për procedurat e mëtejme.
Mbetet me pa do të konsultohem me avokatin tim, dhe nëse kam ndonjë të drejtë ligjore sigurisht se do ta shfrytëzoj”, tha Lushtaku.