-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Rasti tragjik në lumin Lepenc, Konjufca ngushëllon familjet e viktimave

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjet Pacolli dhe Visoka për humbjen tragjike të familjarëve të tyre në lumin Lepenc.

Reagimi i plotë i Konjufcës:

Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e viktimave të aksidentit në Shkup.

Pas kërkimeve intensive në lumin Lepenc nga autoritetet përkatëse, morëm njoftimin se vetura e aksidentuar e marrë nga rrjedha e lumit, u gjet bashkë me tre trupat e pajetë të viktimave brenda, qytetarë tanë të Republikës së Kosovës.

I dëshiroj shërim të shpejt të mbijetuarit të vetëm të kësaj tragjedie, siç i uroj edhe që të gjejë forcë për humbjen e tre familjarëve të tij.

Shpreh falenderim të pakursyer për FSK-në, Policinë e Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet përkatëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që me profesionalizëm të lartë bënë gjithçka për gjetjen e trupave të qytetarëve tanë, që nga nata e mbrëmshme nën kushte tejet të vështira atmosferike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit