13.3 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Rasti “Thaçi 2”, Haga mbledh bisedat nga operatorët telefonikë (Video)

- Advertisement -

Qendra e Paraburgimit nuk ishte ndalesa e vetme e tyre më 9 shtator 2023.

Bashkim Smakaj, Artan Behrami, Ismail Syla dhe Blerim Shala drekuan edhe në restorantin “De Waterreus” në Sheveningen.

Bashkëpunëtorët e Hashim Thaçit edhe mund ta kenë harruar këtë, por Prokuroria e Hagës është kujdesur që t’ua nxjerrë edhe fotografitë e bisedat e tjera private, duke i shtrirë përgjimet për  ish-presidentin përtej paraburgimit.

Tashmë të gjithë mund ta dinë edhe se një ditë më herët, më 8 shtator 2023, grupi kishte drekuar në restorantin Vessel 11, në Rotterdam, për të cilin vakt ishin dakorduar në një bisedë elektronike të emërtuar po ashtu si qyteti i Holandës ku u takuan.

Kontrolli është ushtruar edhe përtej vizitave, në telefonata me numra me bazë në Kosovë.

Përgjimet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Ndërkaq operatorët telefonik në Republikën e Kosovës, Vala dhe IPKO i ofruan të dhënat e telefonatave, brenda 7 ditësh nga urdhri i Dhomave të Specializuara. Në to, përfshihen detajet mbi thirrësin dhe pranuesin e telefonatës, ziles, mesazheve, refuzimit të thirrjes e pozitës gjeografike kur është thirrur apo pranuar telefonata.

ZPS, ka shkuar tutje duke iu nxjerrë punë shtesë edhe holandezëve.

Të ngjashme

Të fundit