-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Rasti për të cilin Imer Imeri dëshmoi në Hagë, ishte trajtuar nga EULEX-i në Kosovë: A po riciklon prova Prokuroria?

- Advertisement -

As Prokuroria e as avokatët, madje as gjyqtarët, nuk ia shtruan asnjë pyetje për rastin e vëllait. Kjo pasi koha kur ishte vrarë Haki Imeri, nuk ndërlidhet me periudhën e aktakuzës ku janë të përfshirë Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi.

Përveç që nuk u pyet për rastin e vëllait të tij, rasti për të cilin Imer Imeri dëshmoi në Hagë, ishte gjykuar më herët nga misioni i EULEX-it në Kosovë. Akuzat ishin për krime lufte, ndalim arbitrar e torturë.

Sabit Geci, Riza Alija dhe Haki Hajdari ishin akuzuar se kanë kryer veprime të tilla në Shqipëri, ku në mesin e të ndaluarve ishte edhe Imer Imeri. Sipas aktakuzës së ngritur nga EULEX-i aso kohe, të ndaluarit ishin kryesisht persona që akuzoheshin se janë bashkëpunëtorë të Serbisë, ose persona të afërt me LDK-në. Akuza të ngjashme siç ka edhe sot Prokuroria e Specializuar.

Për këto akuza Sabit Geci ishte dënuar me 15 vjet burg, Ramiz Alija me 12 vjet burg, kurse Haki Hajdari me 6 vjet burg.

Në mesin e viktimave në këtë rast, ishte edhe Imer Imeri, që gjithashtu kishte dhënë dëshmi gjatë këtij gjykimi.

Pra, rasti i njëjtëm, dëshmia e njëjtë e dëshmitarët e njëjtë, sot po jepen edhe në Dhomat e Specializuara të Hagës. Kanë ndryshuar vetëm të akuzuarit. Tash, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, po akuzohen për mosveprim si dhe për përgjegjësi komanduese.

Prokuroria e Specializuar e Hagës edhe më herët është akuzuar se po merret vetëm me riciklimin e rasteve të kaluara që janë trajtuar qoftë në Tribunalin e Hagës apo në Kosovë nga misionet vendore e ndërkombëtare.

Çka tha Imer Imeri në Hagë?

Ish-aktivisti i LDK-së, Imer Imeri, ishte dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.

I njohur për deklaratat e tij në opinionin publik kosovar lidhur me rastin e vrasjes së vëllait të tij, Haki Imerit, Imer Imeri, nuk u pyet në asnjë moment për rastin e vëllaut.

E gjithë dëshmia ndërlidhej kryesisht me ndalimin që i ishte bërë atij në Shqipëri nga ish-anëtarë të UÇK-së me në krye Sabit Gecin. Rasti i vrasjes së Haki Imerit nuk u përmend as në përmbledhjen që e lexoi Prokuroria e Hagës.

“Dëshmitari është shqiptar i Kosovës që është rrëmbyer nga ushtarë të UÇK-së me maska sepse ishte përkrahës i LDK-së, dhe e kanë mbajtur në kazermën në Shqipëri. Ai ka qenë në kushte të këqija sanitare, dhe ka parë se si janë trajtuar të tjerët. Mesi qershorit 1999, dëshmitari u transferua në Prizren ku u mbajt për disa ditë me serbë e romë, përpara se ta lironin”, tha prokurorja gjatë leximit të përmbledhjes, raporton Nacionale.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi Imer Imerin ta përmend rastin e vëllait, por që me ndërhyrjen e avokatëve, kjo sërish u ndalua.

“Kanë qenë të dirigjuar prej dikujt, jo që vepronin si ushtri. Unë besoj që edhe Sabit Geci ka qenë i dirigjuar prej dikujt që të më thotë je adhurues i LDK-së, dhe do të iu vrasim të gjithëve. Na kanë keqtrajtuar si njerëz të LDK-së. Pasoja vdekjeprurëse. Me rrahje që përjetova, me thyerjen e nofkës, me varrë në krye, gjaku pa mu hjek 1 muaj ditë, me maltretime. Këto ishin vetëm për akuzën që ma tha Sabit Geci. Kjo u vërtetua deri më sot. Ma vranë vëllaun, ma hoqën frikën përtej se vdekja nuk ke çka bën, jam dalë me fytyrë, jam i mirëpritur në popullin tim dhe kurrë nuk do të rrejë, nuk rrej as sot”, tha ai gjatë dëshmisë së tij.

Në fillim të përgjigjeve të tij ai ka thënë se UÇK-ja është e artë, por që veprimet e disa individëve e kanë çuar në Hagë.

“Unë dua t’i drejtohem popullit tem se nuk jam kundër UÇK-së. UÇK-ja është e artë, dhe populli ishte i tërë UÇK. Individët e caktuar dhe veprat e tyre më kanë sjellur sot këtu”, tha ai.

Imeri ka pasur akuza të rënda për Sabit Gecin dhe Riza Aliajn.

“Sabit Geci më ka ra shuplakë, më ka ra me patericë, e tani me dru të shkurtër, komandant Hoxha Riza Alia, ai ka filluar të më godet në krye e nëpër trup, kam qenë i mbuluar me gjak”, tha ai.

“Bashkëpunëtor i serbëve ka qenë Sabit Geci vet, ata e kanë lëshuar prej burgut. Sabiti më ka ndaluar si adhurues i presidentit Rugova. Kur më kanë qit në gjyq më 21 maj, akuza ka qenë adhurues i presidentit Rugova, shok i Ahmet Krasniqit, Rugovës ia qitën bombat dy herë, vëllai i Haki Imerit që e vranë në 1999. Këto akuza i kam pasur prej Sabit Gecit me shkrim”, deklaroi ai më tutje.

Imer Imeri tha se vetëm Hashim Thaçi i ka kërkuar falje për atë që kishte ndodhur.

“I vetmi Hashim Thaçi ka kërkuar në media që të zbulohen këto raste, vrasjet e LDK-së. Edhe e ka thirr Prokurorin dhe ai është deklaruar, tha ai.

Avokati i Hashim Thaçit e sfidoi në një moment dëshmitarin. Imer Imeri e pranoi se kur i ishte plagosur vëllai, e kishin dërguar me veturë të Ushtrisë së Serbisë.

“Po, ndoshta është qashtu. Spo di. Nuk e di a më ka pyetur, mirëpo Policia e Serbisë na ka dërguar me kerr të ushtrisë”, tha ai.

Imer Imeri kishte pasur akuza direkte ndaj Jakup Krasniqin për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Megjithatë, në seancë iu lëshua një deklaratë e djalit të Ahmet Krasniqit duke e quajtur Imerin shpifës.

Ky i fundit, dha një teori.

“E kanë thirr në telefon dhe e kanë detyru me i fol qito fjalë. Zotit ia kam dhanë besën që do të dëshmojë deri në vdekje, Zoti më ka pru këtu. Këtu është bërë turli triki” tha ai.

Imer Imeri tha se dëshmitarët në Kosovë kërcënohen.

“Nuk jam tradhtarë, këta na e kanë ngjit. Ne jemi të familjeve të mira, jemi të vetëdijshëm që Serbia na ka vra 12 mijë 13 mijë njerëz, na ka kallë 150 mijë shtëpia, na ka dhunuar 20 mijë gra, qysh na konsultohem me ta. Njerëzit që u vranë, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, e niset me Haki Imerin mas lufte, e përfundojnë me 500-600 vrasje. Janë vra qita dëshmitarë që kanë dëshmuar për këta njerëz, këta janë vra, kurrënjëherë asnjë ngushëllim, as nuk janë përmend pse janë vra. Mos bo za. Sylë Hoxha, prokuror në Kosovë, ish U.D Kryeprokurorit, kam dëgjuar në TV ka thanë “njerëzit që i vret shteti nuk zbulohen, se me dashtë zbulohen për 1 javë”. E kam bërë një shkrim, e i ka marrë për bazë të gjitha, ka thanë si të fillojë Gjykata Speciale, kemi me të thirr”, tha ai në fund.

https://hlc-kosovo.org/storage/app/media/Gani-Geci-dhe-te-tjere-Aktgjykim-29.07.2011_Redacted.pdf

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit