Policia e Kosovës, ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një personi në Skenderaj, rast i cili ndodhi sot rreth orë 10:00.
Në njoftim thuhet edhe se viktima është një 39-vjepar, i cili është gjetur nga familjarët e tij.
Postimi:
Hetim i vdekjes
Skenderaj, 7 prill 2026
Sot, rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Llaushe të Skenderajt, nga familjarët është gjetur pa shenja jete vimtima i gjinisë mashkullore, rreth 39 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar.





