30.2 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Rasti në Gjilan: Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarve Shkodra

- Advertisement -

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka shpallur në kërkim personat: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Në përpjekje për të siguruar arrestimin e këtyre personave, Policia e Kosovës bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

Të ngjashme

Të fundit