Heqja e redaktimeve dhe publikimi në këso lloj forme, ka bërë që Prokuroria t’i bëj të ditur edhe emrat e atyre që pretendon të jenë viktima të UÇK-së në rastin e krerëve, shkruan lajmi.net.

Në aktakuzë, janë publikuar emrat e rreth 80 personave që dyshohet të jenë viktima të UÇK-së në forma të ndryshme, përfshirë mbajtjen e paligjshme, zhdukjen apo edhe vrasjen e tyre.

Shumica nga emrat e publikuar, vërehet se i përkasin nacionalitetit serb.

Gjithashtu, në aktakuzë ka edhe emra të tjerë që pretendohet të jenë viktima, mirëpo të cilët janë redaktuar.