Gazetari i njohur dhe opinionisti nga Tirana Andi Bushati i cili me qëndrimet dhe opinionet e tij njihej si një nga mbështetësit e Albin Kurtit, i kthehet kundër këtij të fundit në rastin e Klan Kosovës, televizion për të cilin është marr vendimi që t’i hiqet licenca.
Bushati, përmes një postimi të shkurtët në Facebook, ka shprehur përkrahjen e tij për gazetarët dhe Klan Kosovën, e jo për pushtetin.
“Me gazetaret, me Klan KJosoven, jo me pushtetin!”, ka thënë Bushati.