Avokati Tomë Gashi sërish ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Shtetit rreth hetimit për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.
Në cilësinë e avokatit të familjes, ai dje i ka shkruar letër prokurorit të rastit, Bekim kodraliu, duke i kërkuar informacione rreth hetimeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai është shprehur i bindur se Astrit Dehari është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Me 5 nentor 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren është vrarë studenti i Universitetit të Prishtinës, së Fakultetit të Mjekësisë dhe njëkohësisht aktivisti i Levizjes Vetevendosje Astrit Dehari. Sot janë bërë 8 vite e nëntë muaj (3204 ditë) nga vrasja e tij dhe Prokuroria ende nuk ka identifikuar vrasesit, shtytesit në vrasje dhe ata qe pe fshehin vrasjen e Astritit. Në këtë rast, për 8 vite e nëntë muaj kan qenë të angazhuar 7 prokurorë dhe ende drejtesi nuk ka”, ka shkruar Gashi.