Home Lajme Rasti i sulmit seksual në Deçan, Nagavci: Organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me prioritet

Rasti i sulmit seksual në Deçan, Nagavci: Organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me prioritet

0
Rasti i sulmit seksual në Deçan, Nagavci: Organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me prioritet

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e ka dënuar ashpër sulmin seksual ndaj vajzës së mitur në një shkollë të Deçanit nga një mësimdhënës.

Nagavci ka thënë se pret që organet e drejtësisë të marrin masat e duhura për këtë rast.

“E drejta për fëmijëri në mirëqenie, është e drejtë e secilit fëmijë. E dënoj ashpër rastin e publikuar sot për sjellje të pahijshme ndaj një nxënëse në një shkollë të Deçanit. Pres që organet e drejtësisë ta trajtojnë këtë rast me prioritet dhe të merren masat e duhura. Është obligim i të gjithë neve që të sigurojmë ambiente të sigurta për fëmijët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Exit mobile version