3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Rasti i shtatëzënës/Besa Ismaili: Shteti t’i mbledhë armët e zjarrit nga qytetarët

- Advertisement -

Besa Ismaili nga PDK ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë të mërkurën mbrëma, përpara Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se “krimet me armë zjarri janë të parashoqëruara me mendësi të dhunshme, sjellje të dhunshme, demonstrime dhune, normalizim dhune, patriarkalizëm por përtej të gjithave me mosangazhim të duhur institucional”!

Ajo ka kërkuar që shteti t’i mbledhë armët e zjarrit nga qytetarët
– Të kufizoj deri në pamundësim total qasjen në blerjen dhe posedimin e tyre.

Postimi i plotë:

Bashkëqytetarë të mi të dashur,
Njerëz të mirë të këtij vendi,

Mes lotëve dhe zemërplasjes, lemerisë që po përjetojmë kolektivisht dhe ditë-më-ditë, mos lejoni të na ikë një fakt : numri më i madh i viktimave dhe vrasjeve në Kosovë po bëhen nga armët e zjarrit.

Krimet me armë zjarri janë të parashoqëruara me mendësi të dhunshme, sjellje të dhunshme, demonstrime dhune, normalizim dhune, patriarkalizëm por përtej të gjithave me mosangazhim të duhur institucional!

Prandaj urgjentisht:

– Shteti t’i mbledhë armët e zjarrit nga qytetarët
– Të kufizoj deri në pamundësim total qasjen në blerjen dhe posedimin e tyre.

Ndryshe, shteti bëhet bashkëkryes i krimeve makabre në mesin tonë, dhe retorikat e dënimit të krimeve nuk ndryshojnë kulturën e dhunës.

Edhe të dhunshëm edhe të armatosur?
Nuk mbijetojmë dot! As shoqëria, as shteti!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit