5.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Rasti i Runikut/ Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për falsifikim të rezultateve të votimeve

- Advertisement -

Të hënën, në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është deklaruar i pafajshëm i akuzuari për falsifikim të rezultateve të votimeve, Alban Shala.

I akuzuari Shala njoftoi se në këtë seancë do të vazhdojë pa praninë e avokatit të tij, Amir Bunjakut, pasi i njëjti kishte pasur angazhime të tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fetije Bajrami, i akuzuari u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet barrë.

Në këto rrethana, gjyqtari i rastit Avni Mehmeti njoftoi të akuzuarin Shala për të drejtën e tij në kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave në afat prej 30 ditësh.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 8 qershor 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Alban Shalës në zgjedhjet parlamentare të datës 6 tetor 2019, në fshatin Runik, Komuna e Skenderajit, në shkollën fillore “Shote Galica”, i pandehuri në cilësinë e kryesuesit te Këshillit të Vendvotimit në Qendrën e Votimit 2114B, vendvotimi me Nr.2114B/01R duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare apo autoritetin zyrtar në lidhje me zgjedhjet ka shtuar dhe hequr votat.

Sipas aktakuzës pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve është bërë krahasimi i të dhënave ku është identifikuar ndryshimi i votave, ashtu që gjatë numërimit të votave të kandidatëve brenda subjektit politik, ka hequr votat e disa kandidatëve dhe i ka shtuar të disa kandidatëve të tjerë duke regjistruar në mënyrë jo të saktë gjithsej 159 vota, ku prej tyre 111 vota të shtuara dhe 48 vota të hequra.

Me çka ka kryer veprën penale: Falsifikim i rezultateve të votimit nga neni 216 paragrafi 2 të KPRK-së. /Betimi për Drejtësi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit