8.4 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Rasti i Martin Berishajt është skandali më i madh i kësaj qeverie, afera dyshoj se ka lidhje me VV

- Advertisement -

Analisti Shkëlzen Gashi, ka komentuar dyshimet në lidhje me aferën financiare energjetike të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Gashi për “Pressing” të T7, ka thënë se skandali më i madh i Qeverisë Kurti II është rasti i Martin Berishaj.

Ai ka thënë se dyshon se ka një në lidhje mes skandalit të Berishajt dhe VV-së”.

”Për mua skandali më i madh i kësaj qeverie për dy vjet e gjysmë është rasti i ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj dhe çfarë mua më ka shqetësuar është mbrojtja që kjo qeveri komplet dhe subjekti politik Vetëvendosje ia ka dhënë këtij personi dhe kjo më ka bërë që me dyshu që aty ka pas diçka dhe një lidhje mes Vetëvendosjes dhe aferës së tij”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka thënë se rasti i Berishajt është trajtuar edhe nga mediat kredibile rajonale.

“Unë e kam marrë si kredibile sepse është hulumtu edhe prej mediave kredibile, edhe rajonale dhe jo vetëm vendore”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit