Sot, në Pallatin e Drejtësisë është mbajtur seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt.
Në këtë seancë pritej të dëshmonte edhe babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, por që i njëjti mungoi.
Kryetarja e trupit gjykues lexoi dëshminë që Shaban Murseli kishte dhënë në polici më 6 dhjetor të vitit 2023, pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e Liridona Ademajt.
Kjo seancë njëherë u ndërpre për probleme teknike, e më pas rifilloi por pastaj u shtye për 12 dhjetor.
Seanca u shtye pasi Prokuroria e Shtetit nuk i kishte të selektuara provat materiale






