1.7 C
New York
Sunday, February 22, 2026

Buy now

Rasti i fajdesë në Rahovec: Viktima mori afro 7 mijë euro, e veç kamatë u detyrua t’i paguajë 14 mijë

- Advertisement -

Një burrë është arrestuar mesditën e djeshme në Rahovec, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdesë.

Sipas informacioneve të Klankosova.tv, ai është prangosur në flagrancë gjatë kohës që ka pranuar pagesën e kamatës nga një person i cili kishte marrë borxh rreth 7 mijë euro për nevoja shëndetësore. I dyshuari, sipas burimeve, ka kërkuar që viktima të paguajë gjithsej 14 mijë euro, vetëm si kamatë.

Gjatë operacionit të zhvilluar, janë bastisur edhe shtëpia dhe pasuritë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova që lidhen me aktivitetin kriminal të fajdesë. Pas intervistimit nga prokurori, i arrestuari është dërguar në mbajtje për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa hetimet vijojnë.

Të ngjashme

Të fundit