0.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Rasti i 53-milionëshit, ish-kryeministri Haradinaj pritet të dëgjohet si dëshmitar

- Advertisement -

Është aprovuar propozimi i të akuzuarit Eset Berisha që në rastin e “53-milionëshit” të dëgjohet si dëshmitar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Betimi për Drejtësi.

Të akuzuarit në këtë rast janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltari i lartë politik i Lekajt, Eset Berisha, ish-sekretari i Përgjithshëm në MI, Nebih Shatri, si dhe drejtori i Prokurimit Publik, Besim Tahiri.

Berisha ka dhënë arsyetimin që të dëgjohen si dëshmitarë, Haradinaj, Argjent Zejnaj dhe Aziz Sallahu.

“Për dëshmitarin Haradinaj, i akuzuari Eset Berisha tha se i njëjti do të dëshmojë lidhur me atë se si personalisht Haradinaj i kishte kërkuar të përpilonte opinionin ligjor për pagesën shtesë të 53.1 milionëve ndaj kompanisë ‘Bechtel&Enka’”, shkruan Beitmi për Drejtësi.

Ndërkaq, për propozimet e Berishës u deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Lekaj, duke thënë që Haradinaj do ta sqarojë rastin nga fillimi se si ka rrjedhur pagesa shtesë e shumës prej 53.1 milionë eurove.

Në linkun në vijim mund ta lexoni artikullin e plotë të Betimit për Drejtësi:

https://betimiperdrejtesi.com/gjykimi-ne-rastin-e-53-milioneshit-ish-kryeministri-haradinaj-pritet-te-degjohet-si-deshmitar/?fbclid=IwAR24_-g5X20uIzUPTfKHAral99zjAm2P7WP0qtiOevULRPES09TiyE1oi6M

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit