8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Rasti i 11-vjeçares, sot protestohet në Prishtinë për kërkim të drejtësisë

- Advertisement -

Sot duke nisur nga ora 12:00, në Prishtinë do të protestohet kundër përdhunimit të së miturës (11-vjeçare), rast për të cilin policia ka arrestuar pesë të dyshuar.

Protesta do të mbahet me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Protesta do të organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Të martën është mbajtur edhe një tjetër protestë, po me qëllimin e njëjtë.

Lidhur me ngjarjen tragjike kanë reaguar kryeministri, presidentja e ministri i Punëve të Brendshme, duke kërkuar që t’u ofrohet dënim meritor të dyshuarve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit