3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Rasti i 11-vjeçares, protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe objektin e Qeverisë

- Advertisement -

Sot në Prishtinë është protestuar për rastin e dhunimit të një vajze 11-vjeçare në kryeqytet.

Dhunimi ka ndodhur nga pesë persona, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ndërsa pjesëmarrësit kanë vazhduar të ecin në drejtim të objektit të ish-Rilindjes.

Protestuesit kanë kërkuar dënime më të ashpra ndaj personave që kryejnë vepra të tilla, teksa kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të jenë më të fokusuara në këtë drejtim dhe mos t’i neglizhojnë rastet e raportuara në polici.

Pjesëmarrësit në protestë kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe objektin e Qeverisë (ish-Rilindja). 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit