7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rasti i 11 vjeçares: IPK nis hetimet për neglizhencën eventuale të zyrtarëve policorë

- Advertisement -

Inspektorati i Policisë ka nisur një hetim në rastin e 11 vjeçares për të parë nëse ka pasur ndonjë neglizhencë eventuale të zyrtarëve policorë.

Kjo u bë e ditur në një përgjigje për Klankosova.tv nga IPK-ja.

“IPK ju konfirmon se kemi filluar një hetim paraprak që të shohim dhe verifikojmë se cilat kanë qenë veprimet ose neglizhenca eventuale të zyrtarëve policorë në lidhje me dy rastet e raportuara për vajzën e mitur”.

Rasti i 11 vjeçares i ka tronditur që të gjithë.

Ajo dyshohet se në muajin gusht u dhunua nga pesë persona.

E po ashtu u raportua edhe për një rast të ngjashëm në muajin qershor ku ajo dyshohet se ishte dhunuar nga gjashtë persona.

Policia i ka arrestuar 11 personat e dyshuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Rasti i vajzës ka shkaktuar reagime të mëdha, ku në Prishtinë, Tiranë e Shkup janë mbajtur protesta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit