Home Lajme Ismaili: “Rasti Dehari” jo vetëm dështimi i kësaj qeverie, por edhe përgjegjësi kryesore e saj

Ismaili: “Rasti Dehari” jo vetëm dështimi i kësaj qeverie, por edhe përgjegjësi kryesore e saj

0
Ismaili: “Rasti Dehari” jo vetëm dështimi i kësaj qeverie, por edhe përgjegjësi kryesore e saj

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Ajo ka theksuar se “Rasti Dehari” duhet të jetë jo vetëm dështimi i kësaj qeverie, por edhe përgjegjësia kryesore e saj, e cila ka rënduar shpresën për institucione të forta dhe shtetndërtim.

Postimi i plotë:

“Rasti Dehari” duhet të jetë jo vetëm dështimi i kësaj qeverie, por edhe përgjegjësia kryesore e saj, e cila ka rënduar shpresën për institucione të forta dhe shtetndërtim.

Është shfrytëzuar elektoralisht thuajse gjithçka, vetëm për të na shpërfaqur gjuhën e shfajsimit në pushtet.

Ministrja e protagonizmit së drejtësisë, në vend se të zbardhë rastin e zhdukjes së mostrave, sorollatë institucionet në diskursin e fajësimit e shfajsimit!
Dhe kurrë, në asnjë moment, të përgjegjësisë dhe të drejtësisë.

Exit mobile version