5.4 C
New York
Thursday, March 12, 2026

Buy now

Rasti Dehari, Berisha: Këta që kanë ikur nga Shtimja po e keqpërdorin rastin për një grusht vota

- Advertisement -

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, i ka akuzuar zyrtarët e VV-së se po e keqpërdorin rastin e Astrit Deharit për qëllime politike.

Në ditën që Sami Kuteshi, zyrtar i lartë i VV-së, ka akuzuar qeveritë e kaluara për këtë rast, Berisha ka thënë se kjo po ndodh për shkak të zgjedhjeve.

Ai nuk i ka kursyer as gjuhen ndaj zyrtarëve të partisë në pushet.

Sipas atij, ata po e bëjnë një gjë të tillë për një grusht vota.

“4 vite heshtën, tash kur po afrohen zgjedhjet ju ka dalën gjumi. Këta që kanë ik nga Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime, paskan fillu me keqpërdor si e kanë zanat rastin Dehari! Është turp me manipulu me tragjedin e një familje për arsye të një grusht votash”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme

Të fundit