7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rasti “Brezovica”/ Kushtetuesja shpall të pranueshme kërkesën e njërit të akuzuar për lirimin nga masa e paraburgimit

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që pranojë kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë se aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe të Gjykatës së Apelit ndaj Jadran Kostiç për shkak së ndaj të njëjtit ishte caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”, lidhur me lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Zhvillimi historik i rastit ndaj Jadran Kostiç:

Paraprakisht Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rëndë kishte filluar hetimet ndaj Kostiç nën dyshimin e dallavereve me lejet ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas fillimit të hetimeve Prokuroria e Ferizajit me 24 nëntor të 2021, kishte nxjerr aktvendim për zgjerim të hetimeve kundër Kostiç dhe 8 personave të tjerë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kishin kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Pas zgjerimit të hetimeve Prokuroria e Ferizajit me 22 dhjetor të 2021, kishte parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Kostiç dhe të tjerëve pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Më 23 dhjetor të 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj, përves aktvendimin kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj Kostiç dhe të tjerëve në kohë zgjatje prej 1 muaji nën dyshimin e bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Pas këtij aktvendimi Kostiç kishte paraqitur ankesë pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë, mirëpo Apelit me 11 janar të 2022, kishte refuzuar ankesën e paraqitur ndaj aktvendimit të Themelores, për caktimin e masës së paraburgimit duke lënë në fuqi vendimin e Themelores.

Tutje, me 22 janar Gjykata Themelore në Ferizaj kishte vazhduar masën ndaj Kostiç dhe të tjerëve edhe për dy muaj dhe përsëri Kostiç kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit për lirim nga masa e paraburgimit por Apeli sërish refuzoi ankesën si të pabazuar.

Gjykata Themelore në Ferizaj me 18 mars të 2022, sërish kishte vazhduar masën e paraburgimit ndaj Kositc dhe 8 të tjerëve në kohëzgjatje prej dy muajsh.

Tutje, me 13 maj Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte paraqitur kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj, kërkesë kjo e aprovuar nga Themelorja në Ferizaj në arsyetimin se Kostiç mund të ndikoj në dëmtimin e provave, rrezikut të përsëritjes së veprës penale.

Por i akuzuari Kostiç prapë kishte paraqitur ankesë pranë Apelit për lirimi të masës së paraburgimit, mirëpo Apelit me 31 maj të 2022 kishte refuzuar ankesën e Kostiç, duke konsideruar pra si të pabazuar.

Sipas Apelit ka ekzistuar baza ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit pasi që nga shkresat e lëndës shihet se ka ekzistuar marrëveshja paraprake më të pandehurin tjetër B.N ku parcelat në “Sharr” i janë dhënë si dhuratë të pandehurit B.N.

Më 21 qershor të 2022, Kostiç kishte dorëzuar kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë pran Gjykatës Supreme të Kosovës për lirimi nga masa e paraburgimit.

Por Supremja më 15 shtator të 2022 kishe hedhur poshtë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë të Kostiç pasi që kishte vlerësuar se jolëndore.

Në kërkesën e paraqitur të Kostiç pranë Kushtetueses vlerëson se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 29, 30 dhe 31 të Kushtetues së Republikës së Kosovës.

Tutje në kërkesën e tij Kotiç sqaron se Gjykata Themelore në Ferizaj dhe ajo e Apelit kanë shkelur rëndë Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)së.

Gjetjet e Gjykatës Kushtetuese:

Fillimisht Kushtetuesja sqaron se objekt i saj i vlerësimit ishin Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj ku i ishte vazhduar masa e paraburgimit prej 17 maj deri me 15 korrik të 2022 si dhe aktvendimi i Apelit ku ishte vërtetuar aktvendimi i Themelores në Ferizaj.

Kushtetuesja vëren se mos vlerësimi i kërkesë së Kostiç nga Apelit për vlerësimin e ligjshmërisë së vazhdimit të masës së paraburgimit nuk është në pajtim me parimet dhe standardet dhe si i tillë vendimi i Apelit ka rezultuar në konkluzione arbitrare.

Këto konkluzione arbitrare sipas Kushtetueses janë në kundërshtim me nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke u shkelur kështu edhe neni 29 paragrafi 4 i Kushtetues lidhur me paragrafin 4 dhe 5 të KEDNJ-së.

Tutje, Kushtetuesja vlerëson se ky vendim nuk prolongon çështjen kryesore lidhur me atë se çka do të vendos Gjykata Themelore në Ferizaj lidhur me çështjen ndaj Kostiç dhe të tjerëve.

Ndryshe, lidhur me këtë rast “Betimi për Drejtësi” kishte realizuar një emision se si “Gjykata Supreme ua ka ndërprerë paraburgimin disa të pandehurve problematikë”.

Ndërkaq, më 3 prill të këtij viti është mbajtur seanca e shqyrtimin fillestar ndaj 11 të akuzuarit për korrupsion në rastin “Brezovica 1, të cilët janë deklaruar të pafajshëm

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit