4.8 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Rasti BKS: Prokuroria me tjetër masë për 35 persona, gjykata dërgon në mbajtje 39

- Advertisement -

Seanca paraprake ndaj 39 të arrestuarve nën dyshimin për zhvatjen e mbi 1 milion eurove të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), u mbajt këtë të premte në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Prokurori i rastit, Labinot Jetishi, ka paraqitur në gjykatë, kërkesën që ndaj të dyshuarve në këtë rast të shqiptohet masa “Paraqitja në stacion policor dhe – ndalim për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar”, përveç katër prej tyre, masën e paraburgimit.

Por, përtej kërkesës së prokurorisë, gjyqtari i procedurës paraprake, Fatmir Krasniqi, vendosi që të gjithë të dyshuarit t’i rikthej nën masën e mbajtjes, me arsyetimin se “sonte nuk mund t’a shkruaj vendimin për ta”, ashtu siç ishin që nga 8 janari kur edhe u arrestuan.

Sipas vlerësimit të avokatëve, në mungesë të një kërkese për vazhdimin e paraburgimit, të arrestuarit nuk do të duhej të ktheheshin në mbajtje. Avokatët e kanë kundërshtuar këtë vendim të gjykatës gjatë seancës.

Prokuroria Themelore në Prizren ka zhvilluar një hetim disa mujor rreth informacioneve për keqpërdorime për keqpërdorime për mijëra euro të cilat qarkullonin nëpër xhirollogari bankare të qytetarëve të Kosovës si kompensim për aksidente trafiku edhe në rastet kur nuk kishte fare aksidente.

Në këtë hetim janë identifikuar 45 persona si të dyshuar, prej të cilëve 39 u arrestuan më 8 janar ndërsa shtatë të tjerë janë në kërkim.

Të ngjashme

Të fundit