5.7 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Rasti “BKS”/ Një muaj paraburgim për 4 të dyshuar, 39 të tjerëve iu caktohet masa e sigurisë

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurit S.M., V.B., F.S., dhe Y.Ç., të dyshuar për përfshirje në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale si në vijim:

S.M., dhe V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i besimit”, në vazhdimësi, dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”.

V.B., (së bashku me të pandehur të tjerë), ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje”, në vazhdimësi.

F.S., ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje”, në vazhdimësi, dhe “Keqpërdorimi i besimit”, në vazhdimësi.

Y.Ç., për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, në vazhdimësi.

Kurse, 35 të pandehurit e tjerë dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, në ndihmë.

Ndaj 35 të pandehurve, është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor, si dhe masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila masë mund të zgjasë deri më datë 08.02.2026.

Të pandehurit obligohen që një herë në javë të paraqiten në stacionin policor përkatës ku e kanë vendbanimin, dhe iu ndalohet të pandehurve që t’iu afrohen të dëmtuarës BKS, si dhe të pandehurve të tjerë.

Nëse të pandehurit nuk e respektojnë masën e paraqitjes në stacion policor, si dhe masën e ndalimit, ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit.

Gjykata, me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së sigurisë për secilin të pandehur veç e veç.

Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Sipas Gjykatës, caktimi i paraburgimit për 4 të pandehurit në këtë fazë të procedurës është i domosdoshëm me qëllim të parandalimit të arratisjes apo të pengojnë zhvillimin e procedurës hetimore.

Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i masës së sigurisë për të pandehurit është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore, sigurimin e prezencën së të pandehurve në procedurë hetimore, parandalimin që të pandehuri të arratisen apo të ndikojë në dëshmitaret dhe provat e rastit.

Të ngjashme

Të fundit