24.8 C
New York
Friday, August 29, 2025

Buy now

“‘Rastësisht’ qëllojnë të jenë mbështetës të qeverisë”, politologu Maliqi kërcënohet nga një “bot” në X

- Advertisement -

Politologu Agon Maliqi ka publikuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale (Facebook dhe X) një mesazh kërcënues nga një llogari e panjohur në X (ish-Twitter).

Në reagimin e tij në Facebook, Maliqi trajtoi skemën e ‘bots’ në X që, sipas tij, shërbejnë si polici patriotike e mendimit.

Ai akuzon këto rrjete si mbështetës të qeverisë në çdo temë. Maliqi foli edhe për taktikat e intimidimit dhe kërcënimit nëpërmjet mesazheve, duke i cilësuar zbatuesit e tyre si “të instrumentalizuar politikisht” dhe “me probleme të shëndetit mendor”.

“Përgjithësisht këta lloj radikalësh online i shpërfill sepse zbatuesit janë të instrumentalizuar politikisht dhe më shumë më duken raste gjynah me probleme të shëndetit mendor. Por mendoj se ka momente kur taktikat e intimidimit dhe kërcënimit me mesazhe nuk duhet të lejohet të kalojnë pa u ekspozuar. Cubat digjitalë le ta dinë se nuk ju tutet ama bash kërkush.” – tha ai ndër të tjera.

Të ngjashme

Të fundit