7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Rast i rëndë për familjen Gjoci nga Istogu: 39-vjeçari vdes papritmas, policia nis hetimet

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në familjen Gjoci nga Istogu, ku humbi jetën familjari i tyre, 39-vjeçari, Arben Gjoci. Ai u dërgua në spital pa shenja jete, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij.

Sinjali mëson se 39-vjeçari ndërroi jetë papritmas në shtëpinë e tij, mëngjesin e sotëm dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes.

Ky rast e ka pikëlluar jashtëzakonisht shumë gruan e të ndjerit, e cila kërkoi ndihmën e Policisë për shkak të gjendjes së rëndë të bashkëshortit, por fatkeqësisht ai s’mundi të mbijetojë.

Ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes, pas ekzaminimeve për shenja vitale, e ka konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe është marrë deklarata e gruas së të ndjerit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka vdekur Gjoci.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe miqtë e familjarët, ndërsa ende s’kanë bërë të ditur për kohën e ceremonisë së varrimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit