24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Rast i rëndë në Deçan, varet në litar një person për shkak të fajdes, e shpëton familjari në momentet e fundit

- Advertisement -

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Irzniq të Deçanit. Një person ka tentuar vetvrasjen.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se I.Dervishaj është varur në litar në shtëpinë e tij.

Para se të kryente aktin, deçanasi i ka lënë një amanet një familjari që ndodhet në një shtet të huaj. Me të pranuar mesazhin, mërgimtari ka njoftuar familjarët për aktin e tij.

Një nga familjarët ka arritur të gjej të varur në litar qytetarin në fjalë duke e shpëtuar nga vdekja në momentet e fundit të jetës. I njëjti është dërguar në spital dhe po trajtohet nga plagët e marra.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur I.Dervishaj ishte në borxhe të mëdha për shkak të fajdeve dhe për këtë arsye ka tentuar të privoj veten nga jeta

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit