Politikani kosovar në Zvicer, Korab Rashiti, ka shkruar për mos urimin e Edi Ramës nga udhëheqësit shtetëror të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti .
Ai në një postim në Facebook thotë se marrëdhënie mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare janë ftohur vitet e fundit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe deputeti Albin Kurti nuk e kanë uruar publikisht Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për rizgjedhjen e tij dhe fillimin e mandatit të katërt.
Udhëheqësit e Kosovës zakonisht i urojnë homologët e zgjedhur jashtë vendit.
Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës janë ftohur vitet e fundit, pavarësisht premtimeve për bashkëpunim më të ngushtë.