17.9 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Rashiti për Rizvanollin: Shkoi me para publike në Berlin, për fjalim 10 minutësh që askujt s’i intereson

- Advertisement -

Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti ka komentuar vizitën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit në Berlin.

Ai ka thënë se ajo ka shpenzuar paratë publike për një fjalim 10 minuta në Berlin, për trajnimin e instaluesve të paneleve solare, e që sipas tij askujt s’i intereson.

“Ministrja e Ekonomisë, lobbyistja e zjarrtë e solareve, i shpenzon paratë publike të taksapaguesve të RKS-së në Berlin për një fjalim 10-minutësh për trajnimin e instaluesve të paneleve solare. Një gjë aq “vendimtare” sa askujt në Kosovë s’i intereson, përveç shokëve të saj që mendojnë se kosovarët po presin me padurim panelet solare si shpëtim i ekonomisë dhe fuqisë blerëse”, ka shkruar Rashiti në Facebook.

Ai ka thënë se “me të vërtetë, populli meriton më mirë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit