1.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Rashiq u bën thirrje serbëve të dalin në zgjedhje

- Advertisement -

Kryetari i partisë serbe, Nenad Rashiq u bënë thirrje qytetarëve serbë që të marrin pjesë në votim për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Rashiq u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në votim, duke e cilësuar ditën e nesërme si vendimtare për të ardhmen e komunitetit serb në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne që besojmë në liri, drejtësi dhe mbijetesë.

Është një ditë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të punojnë, të jetojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë, sepse ky është qëllimi ynë jetësor.

Gjithçka që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, e sidomos muajve të fundit, vetëm na tregon sa e rëndësishme është që të gjejmë forcën brenda vetes dhe të fitojmë kundër asaj që mund të quhet një keqtrajtim i pastër i qytetarëve.

Kur të shkoni në vendvotime, mbani mend se jeni vetëm me mendimet tuaja, me ideologjinë tuaj, me bindjet tuaja, me karakterin tuaj, me krenarinë dhe familjen tuaj.

Votoni pa frikë, pa hezitim, pa shantazhe, pa kontrata të rreme dhe fiktive, dhe pa ata që mendojnë se mund t’ju keqtrajtojnë vazhdimisht.

Mbani mend – katër vitet e ardhshme nuk do të mund t’i përballojmë nëse tani nuk marrim vendimin e duhur.

Kjo është një ditë kritike për ne, një ditë kritike për të gjithë serbët, sepse çdo ditë jemi gjithnjë e më pak.

Nuk kemi dëshmuar në këto dy vite të fundit se mund të punojmë normalisht, se mund të jemi nikoqirë të vërtetë, edhe pse kjo është një institucion, dhe se institucioni duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, e jo në shërbim të interesave personale.

Mbani mend – cilindo vendim që merrni pas perdes, ajo është fuqia dhe forca juaj më e madhe.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit