13.2 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Rashiq: Mund të ketë konferencë me mbyllje të marrëveshjes Kosovë – Serbi

- Advertisement -

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Rashiq tha se kjo do të ndodhë për shkak se siç tha ai, diplomatët do ta humbin durimin me palët në dialog.

“Unë konsideroj që nëse vazhdohet kështu me diplomaci kjo mund të zgjatet shumë dhe pasi që e kemi përmend dhe letrën e Macronit, ne e dimë të gjithë që ata diplomat e humbin durimin me Kosovën dhe Serbinë, ku tërë kohën duke negociu me zbatimin e njëpjesshëm ose me akuza ndaj njëri tjetrit. Kështu që fatkeqësisht është reale që mund të ketë një konferencë të tillë e cila do ta përmbyllte me një marrëveshje. Dhe unë para disa viteve kamë pasë një konferencë ku edhe pse e di që bashkëqytetarët tanë nuk kanë dëshirë që të dëgjojnë një gjë të tillë”, tha Rashiq në Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit