Politikani serb, Nenad Rashiq, i ka dalë kundër ministrit Xhelal Sveçla lidhur me incidentin e ndodhur në veri të Kosovës me disa të rinjë maturantë.
Rashiq tha se është i lumtur që Policia e Kosovës e ka parandaluar ndonjë eskalim të ndonjë situate, por nga ana tjetër sipas tij, secili duhet të ketë përgjegjësi për veprimet që bën.
“Ata janë maturantë, si maturante tinejgjerë, dhe e kanë bërë një veprim normal sikur në çdo komunë dhe shkollë që kalojnë dhe nuk shoh asnjë problem aty”.
“E nga ana tjetër, ai incident i vogël ka ndodhur në një mënyrë policën kanë mundur të reagojnë pak më ndryshe. Gabimi është ndoshta te kontakti fizik që nuk do të duhej të ishte sepse nuk ka nevojë të krijohet një përshtypje që policia reagon në mënyrë të vrazhdë fizike”, deklaroi Rashiq në Klankosova.tv
Ai po ashtu mohoi dyshimet se ngjarja ishte e inskenuar nga Beogradi.