Dje e pardje u raportua për Radojica Radomiroviqin, ish-pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave edhe gjatë kohës së luftës së llahtarshme në Kosovë, i cili u emërua zëvendësministër i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete.
Në lidhje me këtë emërim, ka folur edhe Nenad Rashiq, ministër për Kthim dhe Komunitete. Ai e ka quajtur të përkushtuar dhe shumë institucionalist.
“Në Leposaviq në këtë moment e kemi një strukturë, duke nisur nga zëvendëskryetari, kryesuesi i asamblesë, gjashtë drejtorë të emëruar. Krejt kjo është bërë në bashkëpunim me zotin Radojca, i cili përnime sipas meje, është shumë i përkushtuar dhe shumë institucionalist, i përgjegjshëm.” – deklaroi ai.